Shtëpia e Bardhë ka nënshkruar vendosjen më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë vetëm 7 ditë para se Donald Trump të marri postin në Zyrën Ovale.

Rreth 1000 ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Poloni këtë javë, zbuloi Ministria polake e Mbrojtjes. Koloneli i Ushtrisë Amerikane Christopher Norrie tha: “Qëllimi kryesor i misionit tonë është parandalimi i kërcënimeve”.

Por nga ana tjetër Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit të Federatës Ruse, Dmitry Peskov tha se vendimi i SHBA-së kërcënon interesat dhe sigurinë e Rusisë duke marrë parasysh faktin se nuk është as vend europian.

Megjithatë ministri polak i Mbrojtjes Antoni Macierevicz tha se vendosja e NATO-s përfundon ndikimin e Putin në rajon, shkruan “Daily Star”.

“Vetoja e Rusisë në Europën Qëndrore, në Poloni, ka përfunduar një herë e përgjithmonë,” tha ai.

Eksperti ushtarak rus, Vladimir Kozin beson se vendimi për të dërguar trupat amerikane në Poloni është pjesë e përpjekjes së Shteteve të Bashkuara për të mbajtur botën nën tension.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: