MOSKE– Rusia ka dënuar 60 diplomatë dhe punonjës së konsullatës amerikane në Shëm Petersburg. Ky reagim ka ardhur pas vendimit të SHBA për të dëbuar 60 diplomatë rusë, pas helmimit të spiunit rus në Britani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Këtë të enjte, ai tha se Moska do të përgjigjet ndaj dëbimeve të diplomatëve të Rusisë nga vendet perëndimore.

“Masat do të jenë sipas reciprocitetit”, u shpreh Lavrov.

“Këto masa parashikojnë dëbimin e numrit të barabartë të diplomatëve siç ka ndodhur me diplomatët tanë në vendet perëndimore, si dhe përfshijnë vendimin për të tërhequr marrëveshjen tonë e cila lejonte konsullatën e Shteteve të Bashkuara të veprojë në Shën Petersburg”, theksoi ministri rus Lavrov.

Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Yulia, 33 vjeç, u gjetën në gjendje të rënduar në banesën e tyre në Salisbury më 4 Mars, pasi ishin helmuar me agjent nervor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb