Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore, sipas së cilës, shërbimi sekret amerikan CIA duhej të publikonte numrin e viktimave civile nga sulmet me drone.

Paraardhësi i tij, Barack Obama me një dekret të posaçëm i kishte kërkuar CIA-s, si institucion i varur prej tij, që të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me drone kundër “objektivave terroriste” jashtë zonave të luftimit. Këtu bënte pjesë edhe publikimi i viktimave të civilëve.

Anulimi i këtij dekreti mund të sjellë mosbërjen publike për opinionin të informacioneve të rëndësishme për shumë nga këto sulme. Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar edhe më tej, përmes rregulloreve të kongresit të informojë për numrin e civilëve të shkaktuar nga operacionet ushtarake amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb