Kreu i Demokratëve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi propozoi sot krijimin e një komisioni për të vlerësuar aftësinë e presidentëve amerikanë për të qeverisur.

“Ky propozim nuk ka të bëjë me presidentin Trump. Ai do t’i nënshtrohet gjykimit të votuesve”, tha Pelosi, 25 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

“Por ai na tregoi se është e nevojshme të krijohet një proces për presidentët e ardhshëm”, shtoi ajo.

Pelosi e prezantoi në konferencë shtypi projektligjin për krijimin e një komision që mund të hetojë kushtet fizike dhe mendore të presidentëve të SHBA-së.

Ky komision bie brenda kornizës së amendamentit të 25-të të Kushtetutës Amerikane, sipas të cilit presidenti ia kalon pushtetin zëvendësit të tij, nëse nuk është më në gjendje të qeverisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb