Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së i bënë thirrje drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që të ndalojë përmbajtjet kundër myslimanëve përpara se ato të mbërrijnë gjerësisht tek përdoruesit.

Në një letër deputetët mbrojtën idenë e tyre se Facebook po vepron ngadalë për heqjen e përmbajtjeve kundër myslimanëve nga platforma dhe kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë.

Në letrën me nënshkrimet e 30 deputetëve demokratë thuhet se “Facebook mburret se pengon në kohë 99% përmbajtjet lidhur me pornografinë e fëmijëve dhe dhunën e ekstremizmit.

“Platforma duhet të tregojë të njëjtën performancë edhe për retorikat me përmbajtje të urrejtjes kundër myslimanëve ose kundër një grupi etnik ose fetar”, thuhet në letrën me nënshkrimet e 30 deputetëve demokratë.

Më tej në letër theksohet se platforma po përdoret me qëllim të keq nga grupet kundër myslimanëve, për shkak se Facebook ka dështuar të pengojë përmbajtjet në fjalë para se ato të mbërrijnë në masa të gjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb