Një gjykatë në Kaliforni dënoi një nga tre burrat e akuzuar për vjedhjen e qenve të Lady Gaga me katër vjet burg.

Jaylin Keyshawn White, 20 vjeç, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit të muzikës, respektivisht Koji, Gustav dhe Miss Asia, për një shëtitje në Hollywood në shkurt 2021.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarë për këdo që arrinte të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur, që i përkasin një race shumë të dashur nga të famshmit amerikanë.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb