Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit John Kirby tha se zyrtarët amerikanë janë në dijeni në lidhje me sulmin ndaj ambasadorit rus në Turqi.

“Ne e dënojmë këtë akt të dhunës, pavarësisht burimit të saj”, tha ai. “Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij”, ka thënë ai.

Ndërkohë që ka pasur protesta në ditët e fundit në Turqi, në një nivel politik qeveritë turke dhe ruse kanë bashkëpunuar në operacionin e armëpushimit Aleppo, raportoi korrespondenti i BBC-së në Turqi, Mark Lowen. Është shumë herët që të dihen motivet e sulmuesit. Disa raporte thonë se ai hyri në galeri arti duke përdorur një kartë identiteti të një polici.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb