SHBA- E abuzuar seksualisht në adoleshencë, ja se si një grua e guximshme më në fund bëri që babai i saj të përfundonte pas hekurave, megjithëse 30 vjet më pas. Sylvia Prescott, tani 47 vjeç nga Sunderland, është torturuar nga babai i saj Oliver Garside. Kur ishte adoleshente, ai e tërhiqte zvarrë nëpër shtëpi nga flokët. Më pas abuzimi u kthye në seksual.

Ajo kishte shumë frikë të tregonte se çfarë po i ndodhte. Nuk gjente dot guximi për të zbuluar përvojën e saj të hidhur deri dekada më vonë. Babai tashmë është burgosur për abuzim. Mbrojtja e tij në gjyq ishte se “e kishte përdhunuar atë, pasi nuk ja mbante xhepi një prostitutë”. Sylvia tanimë, e martuar dhe me tre fëmijë, do kishte dashur të kishte folur më herë.

“Abuzimi nisi pas vdekjes së nënës sime, por nuk mund të flisja pasi kisha frikë”, ka treguar gruaja. Ajo ka shtuar se nuk e gjeti asnjëherë kurajën për të shkuar në polici, deri sa gjyshja e saj ishte gjallë, duke shtuar se një lajm i tillë do e shkatërronte. Por kur në vitin 2012 e moshuara vdiq, Sylvia, denoncoi të atin në polici. Ai u dënua me tetë vjet burg në maj të vitit të kaluar dhe Sylvia thotë se tashmë ndihet e lehtësuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: