Në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike, ambasadorja e BE, Christiane Hohmann u ndal tek  sulmet kibernetike që goditën vendin pak muaj për parë.

Ajo u shpreh se partnerët ndërkombëtare qëndruan krah Shqipërisë, teksa deklaroi se AKSHI duhet të përmirësojë kapacitet e veta për mbikëqyrjen e fushës kompjuterike, ndërsa shtoi duhet të mësojmë nga këto sulme.

“Sulmet e bëra vjet bënë dëmin por nxitën partnerët që të qëndrojnë krah Shqipërisë për të ofruar mbështetje ju keni parë BE që i erdhi në ndihmë Shqipërisë për t’ju kundërvënë pasojave të kësaj ndërhyje në sistem por dhe për punën për t’i përmirësuar sistemet si në rastin e SHBA dhe BE solli ekspertë për mbrojtje kibernetike. Ne kishim kohë që merreshim me këtë fushë sepse BE është lider në mbrojtjen kompjuterike dhe jemi krenar që ata që dimë i vendosëm në shërbimin tuaj për t’ju treguar përparësitë, të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet të përfshihen, nuk duam të japim zgjidhje të momentit, por afatgjatë. Kjo është një detyrë që duhet ta marrim seriozisht dhe strategjia për siguri kibernetike është e rëndësishme. AKSHI duhet të përmirësojë kapacitet e veta gjithashtu për mbikëqyrjen e fushës kompjuterike se të gjithë e dinë sistemet e IT janë aq të fortë sa hallka më e dobët që kanë. E njëjta gjë vlen dhe për policinë e Shtetit që ndërtimi i këtyre kapaciteteve është shumë i rëndësishëm. Sulmet kibernetike kanë tronditur disa shtete, është detyra jonë që të mësojmë nga ato sulme dhe të marrim mësimet e duhura për tu bërë më të fortë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb