Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan një raund të dytë negociatash të shtunën mbi programin bërthamor të Teheranit, thanë zyrtarët amerikanë dhe iranianë.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar se si shkuan bisedimet në Ambasadën e Omanit në lagjen Camilluccia të Romës, por të dy vendet ranë dakord të mbajnë një raund tjetër bisedimesh javën e ardhshme.

Pas bisedimeve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Baghaei i tha televizionit shtetëror iranian se Irani “do të vazhdojë rrugën e bisedimeve me seriozitet” për të parë heqjen e sanksioneve ekonomike të dëmshme ndaj vendit të tij.

“Irani do të vazhdojë për aq sa bisedimet vazhdojnë në një mënyrë konstruktive dhe të qëllimshme”, shtoi ai.

Negociatat me dyer të mbyllura u drejtuan nga Steve Witkoff, i dërguari i Presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme dhe ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi, dhe u ndërmjetësuan nga Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi.

Araghchi u takua me homologun e tij italian Antonio Tajani pak para fillimit të bisedimeve. Tajani ka postuar në X, duke shprehur shpresat e tij për një përfundim të suksesshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb