Grupi i vendeve që janë bashkuar për të luftuar Shtetin Islamik , përfshirë Shtetet e Bashkuara , ka lëshuar një deklaratë duke u zotuar të punojë për të eleminuar grupin dhe duke synuar posaçërisht degën e tij në Afganistan që mori përgjegjësinë për sulmin me raketa të së hënës në aeroportin e Kabulit.

“Ne do të përdorim të gjithë elementët e fuqisë kombëtare – ushtarake, të inteligjencës, diplomatike, ekonomike, të zbatimit të ligjit – për të siguruar humbjen e kësaj organizate brutale terroriste,” tha koalicioni në një deklaratë të lëshuar nga departamenti i shtetit amerikan, i cili tha gjithashtu vendet “do të identifikonin dhe do t’i sillnin anëtarët e tyre para drejtësisë”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: