TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet programit të saj për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare, ka dhuruar sot për doganat shqiptare, kamera termike të teknologjisë së lartë për vëzhgimin e kufirit blu dhe të gjelbër.

Në takimin e organizuar për këtë rast Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali dhe Zv/Drejtori i Përgjithshëm Operativo-Hetimor, Admir Abrija pritën Këshilltarin Rajonal të Programit Alan C. Theriault dhe Koordinatoren e këtij programit Vilma Guri. Programi EXBS me anë të të cilit synohet rritja e kapaciteteve për Administratën Doganore dhe Policinë Kufitare, në vijim të ndihmës për Doganën Shqiptare, ka dhuruar dy kamera termike të teknologjisë së lartë të specializuara për shikim natën, të cilat do të përdoren në pikat e kalimit kufitar. Më parë me anë të këtij programi është kontribuar për pajisje të tjera logjistike dhe trajnime për të rritur kapacitetet e Administratës Doganore.

Gjatë takimit mes palëve u fol për vazhdimësinë e mbështetjes dhe ndihmës së Ambasadës së SHBA nëpërmjet Programit EXBS për trajnime të tjera për punonjësit e doganës dhe gjithashtu për materiale logjistike të teknologjisë së lartë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: