SHBA-Disa drejtues të grupit të Shtetit Islamik janë vrarë në veri të Irakut nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja, njoftoi sot një zyrtar amerikan.

”Këta të vdekur janë si rezultat i një sërë sulmesh ajrore gjatë këtij muaji”, theksoi zyrtari nën kushtet e anonimatit.

Koalicioni ka intensifikuar ofensivën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, veçanërisht që prej filimit të javës me më shumë se 60 sulme ajrore në veri të Irakut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: