SHBA-ja do të synojë të ndalojë cigaret me mentol dhe purot me aromë vitin e ardhshëm, njoftoi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Përpjekjet mbështeten në ndalimin e mëparshëm të aromave dhe përbëjnë hapa të rëndësishëm për të zvogëluar varësinë dhe eksperimentimet e të rinjve, për të përmirësuar lënien e duhanit dhe për të adresuar pabarazitë shëndetësore”, thuhet në një deklaratë të FDA-së.

“Ndalimi i mentolit dhe të gjitha aromave në puro do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve, veçanërisht midis atyre që preken në mënyrë disproporcionale nga pirja e duhanit”, theksoi agjencia, që është pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

“Së bashku, këto veprime përfaqësojnë qasje të fuqishme, të bazuara në shkencë, të cilat do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin publik”, shtoi FDA.

“Agjencia po punon drejt përpilimit së standardeve të propozuara të produkteve brenda vitit të ardhshëm për të ndaluar mentolin si aromë karakterizuese në cigare dhe për të ndaluar të gjitha aromat karakterizuese, përfshirë mentolin, në puro”, vijon deklarata e FDA-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: