Anessa Bryant do të dhurojë një pjesë të dëmshpërblimit prej 16 milionë dollarësh, të marrë në procesin gjyqësor për fotot shokuese, të realizuara dhe të shfaqura privatisht nga disa individë, nga mbetjet e helikopterit që u rrëzua me kampionin e basketbollit dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, në janar 2020.

Sipas mediave amerikane, e veja do të dhurojë një pjesë të shumës për ‘Mamba and Mambacita Sports Foundation’, fondacioni i bashkthemeluar nga bashkëshorti i saj për të promovuar aktivitetin sportiv në komunitetet e pafavorizuara. Nuk bëhet ende e qartë se sa para do të dhurohen.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: