Administrata Trump po përpiqet të reformojë Organizatën Botërore të Tregtisë (OBR) duke hequr vende si Kina nga lista e vendeve në zhvillim që përfitojnë trajtim preferencial nga ligjet ndërkombëtare të tregtisë.

Shtëpia e Bardhë theksoi se disa prej kombeve më të pasura në botë bazuar në të ardhurat për frymë janë të listuara si vende në zhvillim, përfshirë edhe kombet e pasura me naftë si Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkë me fuqi rajonale si Turqia, Koreja e Jugut dhe Meksika.

“Kur ekonomitë e pasura pretendojnë për statusin e vendit në zhvillim, ato nuk dëmtojnë vetëm ekonomitë e tjera të zhvilluara por gjithashtu ekonomitë që vërtetë kanë nevojë për një trajtim specifik”, thuhet në këtë deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Politika e re synon të garantojë që ekonomitë e zhvilluara të mos përfitojnë nga benefite të pajustifikuara pavarësisht provave të fuqisë së ekonomisë së tyre. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb