Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si mbikqyrës të programit të reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë.

Gabriel Escobar, që më herët gjatë këtij muaji është emëruar Zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator se Palmeri do të jetë njeriu kryesor i SHBA-së për këtë temë.

Escobari tha se reforma zgjedhore në Bosnje është një prej hapave të parë që duhet të adresohen, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet “më funksional” si shtet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: