Pesë anëtarë europianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i kërkuan sot Turqisë për të ndaluar veprimet ushtarake të njëanshme në Siri, në një deklaratë në përfundim të një takimi urgjent me dyer të mbyllura.

“Pesë vende europiane, Franca, Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Polonia, nuk kanë mundur t’i bashkojnë të gjithë partnerët e tyre të Këshillit në deklaratën e tyre”, sipas diplomatëve.

Sipas një prej tyre, SHBA-ja do të parashikonte miratimin e një qëndrimi të përbashkët me Këshillin, por ajo do të përplaset me kundërshtimin e Rusisë.

“Kërkesa për ndërprerjen e operacionit turk shpjegohet me faktin se nuk besojmë se kjo do të zgjidhte shqetësimet për sigurinë e Turqisë”, thekson deklarat europiane.

Teksti nënvizon se europianët janë shumë të shqetësuar nga ofensiva turke, pa e dënuar atë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb