Facebook-u njoftoi sot bllokimin e rreth 30 profileve në rrjetin e tij si dhe 85 profileve në rrjetin e publikimit të fotove ”Instagram” që ai drejton, me pretendimin se mund të jenë të lidhura me kompani të huaja dhe të shërbejnë si ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Ky njoftim vjen pak kohë pasi autoritetet dhe agjencitë amerikane të shërbimeve sekrete njoftuan se nuk kanë konstatuar tentativa për parregullsi në procesin zgjedhor, megjithëse amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve ruse për transmetimin e informacioneve të rreme.

”Si pjesë e përpjekjeve tona për të penguar ndërhyrjet në Facebook gjatë zgjedhjeve, jemi në kontakt të rregullt me autoritetet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, me ekspertë të jashtëm dhe me kompani të tjera në të gjithë botën’’, bëri të ditur Facebook në një komunikatë për shtyp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb