Aktiviteti ekonomik në SHBA u përmirësua gjatë verës, ashtu sikurse edhe punësimi, por me një ritëm më të ngadaltë dhe nivele shumë më të ulëta se para pandemisë, sipas një studimi të publikuar sot nga Banka Qendrore amerikane.

“Aktiviteti ekonomik është rritur në shumicën e rajoneve, por fitimet janë përgjithësisht modeste dhe aktiviteti mbetet shumë më poshtë niveleve të tij parapandemike”, raportoi FED.

Institucioni monetar paralajmëroi, gjithashtu, se shumë pushime të përkohshme nga puna po bëhen të përhershme, me kërkesën që vazhdon të mbetet e dobët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb