Ekonomia e SHBA-së ka vazhduar të rimëkëmbet nga kriza e COVID-19, megjithëse në mënyrë të pabarabartë, raportoi sot Rezerva Federale Amerikane (FED).

 

“Aktiviteti ekonomik vazhdoi të rritet në të gjitha distriktet, me një ritëm të karakterizuar si modest në shumicën e tyre”, tha FED.

Ekziston shqetësim se rimëkëmbja ekonomike po ngadalësohet në SHBA, sepse rastet e koronavirusit janë sërish në rritje dhe vendi është në pritje të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Deputetët dhe Shtëpia e Bardhë vazhdojnë debatin për një paketë të re lehtësimi për krizën e COVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb