SHBA

Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga koronavirusi në botë. Vogëlushi ishte nga Illinois, në shtetin E J. B. Pritzker, SHBA. Lajmi bëhet i ditur nga guvernatori i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nga ky virus i frikshëm.

“Nuk ishte regjistuar ndonjherë një rast vdekje tek një fëmijë kaq i vogël nga COVID-19. Për këtë kanë nisur dhe hetimet” – tha drejtori shëndetësor i Illinois, Ngozi Ezike.

Zyrtarët nuk kanë lëshuar asnjë informacion tjetër për djalin e vogël as nëse ai kishte problem të tjera shëndetësore. Kujtojmë që në SHBA deri tani jane regjistuar 124.665  të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: