SHBA

Karolina e Jugut është në kërkim të ‘një miliarderi’ . Bëhet fjalë për fituesin e lotarisë më të madhe të të gjitha kohërave, i cili akoma nuk është bërë i gjallë për të tërhequr shumë e fituar në lotari plot 1,53 miliard dollarë.

Bileta me fat u shit në Simpsonville dhe u shpall fituese në tetor në vitit të vitit të kaluar por deri më sot ai mbetet i panjohur. Por rregullat e Karolinës së Jugut janë të qarta nëse fituesi nuk shfaqet për 180 ditë çmimi fitues do të shpërndahet mes shteteve, që morën pjesë në lotari.

Pra për fituesin miliarder ka kohë deri më 21 prill. Ndoshta fituesi i biletës që bleu vetëm me 2 dollarë mund ta ketë humbur atë ose mund të jetë larguar nga Karolina e Jugut.

Nëse shfaqet fituesi çmimi i madh do të shpërndahet në të gjitha 44 shtetet që morën pjesë në lotari, kështu që në këtë rast, Karolina e Jugut do të fitonte vetëm 11 milionë dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb