FMN-ja i kërkoi sot Ukrainës të ecë përpara me reformat strukturore duke rekomanduar kufizimin e rolit të shtetit dhe të oligarkëve në ekonomi në një kohë kur vendi po negocion me institucionin e Uashingtonit për një plan të ri ndihme trevjeçar.

“Ne mendojmë se Ukraina duhet të mendojë forma të reja investimesh për të avancuar, të ndërmarrë disa reforma strukturore për të përmirësuar qeverisjen, për të luftuar korrupsionin dhe për të kufizuar rolin e shtetit dhe oligarkëve”, deklaroi Gerry Rice, zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë shtypi.

“Paralelisht, autoritetet duhet të ndjekin politika fiskale dhe monetare që çojnë në stabilitet makroekonomik”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb