SHBA

Një infermiere në SHBA nuk kishte menduar kurrë adoptimin e një fëmije edhe kur erdhi kishte marr vesh lajmin e infertilitetit të saj. Por kur Liz Smith u njoh me Gisele një vogëlushe e lindur para kohë dhe e braktisur nga nëna e saj e varur nga droga ndryshoi mendim. Në një intervistë për Cnn infermierja 45-vjecare e ‘Franciscan Children’s hospital’ në Boston SHBA tregon si adoptoi 2-vjecaren.

Vogëlushja lindi në vitin 2016 në javën e 29-të të shtazënizë dhe u braktis në maternitet nga nëna e saj. Ajo iu nënshtrua të gjitha terapive të duhura dhe detoksifikimit narkotik nga stafi mjekësor. Por më shumë kujdesje Gisele mori nga Liz, e cila për dy vjet me radhë i dha dashurinë e një nëne.

2-vjeçarja nuk u kërkua asnjëherë nga nëna e saj biologjike. 45-vjecarja vendosi të adoptonte vogëlushen. Në qershor të vitit 2018 shteti i Massachusetts i hoqi të drejtat prindërve biologjik të saj dhe disa muaj më vonë në tetor Liz dhe Gisele u bënë nënë e bijë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb