Kompania amerikane Megabots Inc. ka sfiduar kompaninë japoneze Suidobashi Heavy Industries se cila do të krijojë robotin më gjigant.

Roboti Kuratas peshon 4 tonë dhe është i pajisur me armë që kanë plumba me ngjyra. Këto armë gjuajnë vetëm pasi të buzëqeshë drejtuesi i robotit. Ndërsa roboti Mark II i Megabot fuqizohet me gaz dhe është i pajisur me artileri që mund të gjuajnë plumba me ngjyra me shpejtësi mbi 160 km/h.

Mark II peshon 6 tonë dhe duhen dy njerëz që ta drejtojnë. Në videon e mëposhtme shfaqen themeluesit e kompanisë Megabot, të cilët ftojnë kompaninë japoneze në sfidë dhe të përcaktojë vendin ku do të zhvillohet beteja.

Kompania japoneze e pranoi menjëherë sfidën dhe ka publikuar një video ku tregon se është gati për betejën. Krijuesi i robotit japonez thotë në video se kanë më shumë shanse për ta fituar këtë garë, pasi “robotët gjigantë janë kulturë japoneze”.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: