Drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se gjithë Ballkani tashmë po shënon rritje rastesh.

Lidhur me vendimin e SHBA për ta future SHqipërinë në nivelin 3 të riskut, ajo thotë se nga list aka mbetur jashtë vetëm Rumania, teksa në po të njëjtin nivel janë dhe Franca me Italinë.

Ajo thekson se shkak i rritjes së rasteve ka qenë sezoni veror dhe kryesisht grumbullimet e moszbatimi i masave antiCovid.

‘’Nuk është vetëm Shqipëria, gjithë Ballkani përveç Rumanisë, është Italia, Franca, Kroacia. Jo vetëm Shqipëria në nivelin 3. Pra, këtë gjë doja të theksoja. Duket sikur është vetëm Shqipëria. Gjithë Ballkanin vihet re rritje, me sezonin veror, mos zbatimi i masave dhe grumbullimet. Ka domethënie kjo gjë.

Vaksinimi, ju e shihni që do ketë prap vaksinim të ahpur. Kjo kryhet për të rritur vaksinimet dhe për të ulur numrin e infektimeve. Politika e fushatës së hapur është politika e cila bëhet për të ulur numrin e infektimeve dhe vdekjet. ‘’- tha Bino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb