Ministrat e Financave të vendeve të industrializuara të G7-s shprehën sot shqetësimin e tyre ndaj numrit në rritje të sulmeve kibernetike që shpesh përfshijnë kriptomonedhën, në mes të pandemisë së COVID-19.

“G7-a është e shqetësuar për kërcënimin në rritje të sulmeve virale kibernetike, që kanë synuar sektorë kritikë, në mes të pandemisë së COVID-19”, tha Thesari amerikan pas një takimi me zyrtarë nga G7-a.

“Këto sulme, të cilat shpesh përfshijnë pagesa me kriptomonedhë, rrezikojnë funksionet thelbësore, si edhe sigurinë dhe prosperitetin tonë kolektiv”, vazhdon deklarata.

Të martën, G7 Financa pranoi se një numër autoritetesh të G7-s po eksplorojnë mundësitë dhe rreziqet që lidhen me monedhat dixhitale të bankës qendrore (CBDC).//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb