SHBA

Një burrë 57-vjecar, Mike Carrol, banor në Lond island, ka gjetur së bashkë me djemtë e tij, duke gërmuar poshtë bodrumit së shtëpisë së tyre natën e Halloween, ato që ai mendon se janë eshtrat e babait të tij George, një veteran i luftës së Koresë, i zhdukur në 1961, pa lënë gjurmë.

Lajmin e bëjnë të ditur disa media amerikane.

Nëna e tij Dorothy, që vdiq në 1998, nuk kishte gjetur asnjëherë një përgjigje bindëse për zhdukjen e bashkëshortit.

Mike në atë kohë ishte vetëm 8 muajsh dhe vëllezërit e tij pesë, shtatë dhe nëntë vjeç. Të gjithë ishin rritur me një ‘frymë’ të tmerrshme familjare, që babai ishte varrosur në bodrum.

Kështu natën e Halloween Mike vendosi të zbulojë një herë e mirë nëse kjo histori ishte e vërtetë apo jo, duke çuar në fund gërmimet që i kishte nisur tre vjet më parë dhe që i kishte ndërprerë.

‘Gjithmonë kam menduar që do ta gjeja’, ka komentuar Mike, edhe nëse tani duhet të pres rezultatin e Adn për të pranuar që janë eshtrat e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb