Autoritetet e Teksasit kanë gjetur ‘Baby Holly’, vajzën që u zhduk në vitin 1981 dhe tani është 42 vjeç.

“Ajo është lokalizuar, është gjallë dhe mirë”, thonë autoritetet. Por rasti i Holly është ende i pazgjidhur. Në vitin 1981 trupat e një gruaje dhe një burri u gjetën pa jetë pranë Hjustonit.

Identiteti i tyre mbeti misterioz deri në vitin 2021 kur, falë teknologjive të reja gjenetike, ata u njohën si Tina dhe Harold Clouse. Çifti i ndjerë kishte një vajzë të vogël, Holly. Fëmija ishte braktisur në shkallët e një kishe nga “dy gra që i përkisnin një grupi fetar nomad” dhe ishte rritur nga një familje nga Arizona.

Tashmë vëmendja e policisë është tek dy femrat, të cilat nuk përjashtohen të jenë të implikuara në vdekjen e çiftit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb