SHBA – Gjendet i vdekur në banesën e tij në New York një ndër financierët më të njohur të Wall Street. Mediat në SHBA bëjnë të ditur se themeluesi i “Wainscott Capital Partners”, Thomas Gilbert është vrarë nga djali i tij 30-vjeçar, Thomas Gilbert junior, i cili është ndaluar nga policia.
Trupi i pajetë i bosit të Wall Street u gjet nga bashkëshortja e tij, pak orë pasi ishte vrarë. Sipas hetimeve të para, dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për para mes babait dhe djalit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: