SHBA

Gjysmë fitore e Trump në Gjykatë rreth çështjes së ndërtimit të murit me Meksikën. Drejtësia amerikane ka hedhur poshtë tentativën demokratike për të ndaluar përkohësisht presidentin amerikan për të përdorur fonde të Departamentit të Mbrojtjes për ndërtimin  e murit. Gjyqtari Trevor Mc Fadden, tha se demokratët nuk mund t’i drejtohen drejtësisë rreth kësaj teme.

Për demokratët bëhet fjalë për një shuplakë që konfirmon vështirësinë për të kundërshtuar dhe ndaluar Trump.

Vendimi i gjykatës zbulon edhe kompleksitetin në betejën rreth Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve në  temën e murit të Meksikës, që ka ndarë opinionin publik amerikan.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb