Kompania Google tejkalon Apple, pasi është tashmë kompania me rezerva më të mëdha financiare se kjo e fundit.

”Mountain View’ llogariti 117 miliardë dollarë kundrejt 102 miliardë dollarëve të Cupertino”, raportoi gazeta ”Financial Times”.

Apple mbajti skeptrin e mbretëreshës për një dekadë, por vitet e fundit ka ndjekur përpjekjet për të zvogëluar humbjet pas presionit të investitorit aktiv Carl Icahn.

Në fund të 2017, Apple kishte rezerva për 163 miliardë dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: