SHBA – Autoritetet në New Orleans janë vënë në kërkim të një gruaje, e cila ka plagosur me thikë dy kalimtarë të rastit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur gruaja shëtit në rrugë me një thikë në dorë dhe më pas plagos pas krahëve një çiklist dhe një këmbësor.

Dy të plagosurit morën dëmtime të lehta por nuk arritën të kuptonin shkakun e sulmit ndaj tyre, duke theksuar se nuk e njihnin gruan që i qëlloi me thikë.

Policia u bëri thirrje qytetarëve në New Orleans që të ndihmojnë në identifikimin e gruas.
https://www.youtube.com/watch?v=5QZkr5D_xQw#t=49
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb