Në një fluturim të American Airlines që nisej nga Chicago me drejtim në Omaha pasagjerët kanë gjetur në bord një pasagjer të pazakontë. Në sediljet e avionit është shfaqur një pony.


Kafsha ka udhëtuar së bashku me padronen e tij Abrea Hensley, një grua që vuan nga depresioni dhe që nuk ndahet kurrë nga Flirty i saj i vogël. Pa këlyshin, Abrea nuk do përballonte dot udhëtimin dhe për këtë arsye kompania ka vendosur ti lejojë kafshës të ngjitet në bord.

  • foto galeri
  • foto galeri


Abrea ka nevojë për Flirty për të kaluar sulmet e panikut. Gruaja vuan nga ankthi dhe shqetësimet nga stresi post traumatik dhe ka nevojë për një ‘mbështetje emocionale’. Duke qenë alergjike nga qentë, ajo ka vendosur të zgjedhë si kafshë ndihmëse një pony.
Flirty e ndihmon të kontrollojë ankthin dhe frikën dhe për këtë arsye ligji parashikon që mund ta shoqërojë edhe në bordin e një avioni.


Në një postim në Instagram Abrea ka treguar se si Flirty ka qenë një shoqërues shumë i mirë udhëtimi dhe e ka përballuar fluturimin shumë mirë edhe pse ishte hera e parë që ngjitej në një avion.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: