Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është alarmuar nga përplasjet mes trupave të qeverisë siriane dhe forcave turke në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib dhe bëri thirrje për ulje tensionesh.

 

“Ky përshkallëzim thekson përsëri një kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare të shkaktuar nga konflikti i vazhdueshëm në Siri”, deklaroi Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Gjithashtu, jemi shumë të shqetësuar nga raportet e vazhdueshme të viktimave civile dhe shpërnguljeve në shkallë të gjerë të tyre, që vijnë si rezultat i sulmit të qeverisë aktuale siriane”, shtoi Dujarric.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb