Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ngritjen e një mekanizmi të ri me qëllim lehtësimin e borxhit të vendeve më të varfra, të dobësuara nga pandemia.

“Është i nevojshëm një mekanizëm i ri i borxhit, që ofron më shumë opsione, pasi shumë vende kanë ngurruar të’ marrin borxhe gjatë krizës shëndetësore globale, nga frika e një përkeqësimi të vlerësimit të tyre të kredisë”, argumentoi Guterres,.

“Ne jemi në prag të një krize borxhi”, paralajmëroi kreu i OKB-së, duke vënë në dukje se “një e treta e ekonomive në zhvillim janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë të krizës fiskale”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të G20-s të zgjasin moratoriumin për pagesat e huasë nga vendet debitore deri në 2022 dhe për të ofruar këtë zgjidhje për vendet me të ardhura të mesme që e duan atë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb