Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh sot në favor të një zgjatjeje njëvjeçare të lejes ndërkufitare për të ofruar ndihmë humanitare në Siri, në një raport të Këshillit të Sigurimit.

“Për Sirinë veriperëndimore, e cila përfshin rajonin e Idlibit, ndihma e vazhdueshme humanitare kërkon një rinovim të autorizimit ndërkufitar për të përdorur pikat e hyrjes Bab al-Salaam dhe Bab al-Hawa, në kufirin turko-sirian, për 12 muaj të tjerë”, shkroi Guterres në raport.

“Është një rrugë shpëtimi për miliona civilë që Kombet e Bashkuara nuk mund t’i arrijnë ndryshe”, këmbënguli ai.

Ky autorizim, i cili ekziston që prej vitit 2014, skadon më 10 korrik.

Gjermania dhe Belgjika u kanë paraqitur partnerëve të tyre të Këshillit një projekt-rezolutë për ta zgjatur këtë autorizim, i cili kundërshtohet nga Rusia dhe Kina, me arsyetimin se cënon sovranitetin e Sirisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb