Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri sot thirrje Sirisë që të shkojë drejt një zgjidhjeje politike, përndryshe vendet donatore nuk mund ta mbështesin rindërtimin e vendit.

“Unë do të doja të bëja një apel të fortë, ne duhet të ecim përpara drejt një zgjidhjeje politike”, tha Guterres gjatë një takimi jozyrtar me anëtarët e Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të një ndërhyrjeje nga përfaqësuesi sirian.

“Hapi i parë shumë i rëndësishëm është të zhbllokojmë punën e Komitetit Kushtetues, i krijuar nga OKB  bashkë me Sirinë, pavarësisht nga vështirësitë e shumta”, shtoi ai.

Në fund të dhjetorit, i dërguari i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, paraqiti para Këshillit të Sigurimit një pamje të zymtë të punës së këtij Komiteti, takim i organizuar në fund të tetorit dhe që kishte për detyrë të rishikonte Kushtetutën siriane. Në nëntor, takimi i dytë i këtij organi u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me përcaktimin e rendit të ditës dhe programit të punës, i provokuar, sipas diplomatëve perëndimorë, nga Damasku.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb