Kreu i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, para bisedave telefonike me liderët e dy vendeve.

“Sekretari i përgjithshëm theksoi nevojën për një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe rifillimin pa parakusht të negociatave kuptimplote pa vonesë nën ombrellën e liderëve të Grupit Minsk dhe, gjithashtu, për rikthimin e menjëhershme të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë si monitoruese të rajonin”, tha për gazetarët zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric.

Dujarric sqaroi se Guterres kishte biseduar me presidentin e Azerbajxhanit dhe, shumë shpejt, do të bisedojë edhe me kryeministrin e Armenisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb