Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri sot thirrje për solidaritet midis fuqive të mëdha ekonomike, ndërsa kërkoi një shpërndarje të drejtë të vaksinave antiCOVID-19.

“Përparimet e fundit në lidhje me vaksinat ofrojnë një rreze shprese”, tha ai, duke folur përpara samitit të udhëheqësve të G20-s, në Arabinë Saudite.

“Por kjo rreze shprese duhet të arrijë te të gjithë. Solidariteti është me të vërtetë mbijetesë”, shtoi Guterres.

Ai tha se shpreson që nisma globale e vaksinave Covax të jetë instrumenti kryesor për të garantuar se vërtet vaksinat do të bëhen një e mirë publike globale, e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb