SHBA-ja do të lejojë shitjen e armëve mbrojtëse jovdekjeprurëse në Qipro, duke i dhënë fund dekadave të një embargoje armësh në pjesën e ishullit të ndarë të administruar nga Greqia.

“Republika e Qipros është një partner kryesor në Mesdheun Lindor. Jam i gëzuar t’ju njoftoj se jemi duke thelluar bashkëpunimin tonë të sigurisë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Kongresi e votoi heqjen e embargos së vendosur në vitin 1987 vitin e kaluar.

Njoftimi i Pompeos vjen në mes të tensioneve të rritura midis Turqisë dhe disa prej fqinjëve të saj në Detin e Mesdheut Lindor, për kërkimin e hidrokarbureve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: