SHBA-Departamenti amerikan i drejtësise ka hapur një hetim penal në lidhje me Tesla, pas një komenti në tweeter të numrin një Elon Musk që, në gusht njoftoi për një tërheqje nga shoqëria aksionere e Wall Street dhe që në fund i kishte siguruar fondet.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Vendimi pason atë të autoriteteve mbikëqyrëse të cilat kanë hapur një hetim civil.

Hipoteza e krimit është ajo e mashtrimit, pas një komenti në twiter të numrit një Musk, në muajin gusht, që donte të privatizonte Tesla dhe se i kishte fondet për ta bërë këtë.

Analistët shfaqen skeptikë për planet e Musk, që thoshte se i kishte fondet për operacionit.

Tesla shkoi deri në 387,46 dollarë, shumë larg nga 420 dollarë që Ceo i Tesla propozoi për t’i ofruar ortakëve për të realizuar delisting.
Tani Tesla vlen 282 dollarë, por pas lajmit për hetim, ajo ka rënë akoma më shumë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb