SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Iranit që të lirojë ish-marinsin amerikan Amir Hekmati.

Më 29 gusht, Hekmati mbush 4 vjet që po qëndron në burg. Sekretari Kerry ka thënë se akuzat ndaj tij “për spiunazh” janë të rreme.

“Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj qeverisë iraniane që të lirojë Amirin për shkaqe humanitare”, thuhet në deklaratën e sekretarit Kerry.

Kerry po ashtu i ka bërë thirrje Teheranit që të lirojë edhe dy të burgosur amerikanë, pastorin e krishterë Saeed Abedin, i cili është duke vuajtur dënimin prej 8 vjetësh burgim dhe gazetarin e Washington Post, Jason Rezaian i cili është në burg prej më shumë se një viti.

Sekretari amerikan po ashtu i ka bërë thirrje Teheranit që të “bashkëpunojë” me Shtetet e Bashkuara për të gjetur Robert Levison, ish-agjent i FBI-së, i cili është zhdukur në Iran në vitin 2007.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: