BRUKSEL

SHBA ka dhënë 4.7  milion dollarë grant për Shqipërinë ku do të ndahen në 3.9 milion dollarë për familjet që kanë më shumë nevojë, 800 mijë dollarë për monumentet e kulturës të dëmtuara si dhe 60 mijë dollarë nëpërmjet Kryqit të Kuq për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile.

 

”Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. SHBA ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Zanafilla e miqësisë sonë është prej Konferencës së Versajës kur Presidenti Uillson u ngrit për të mbrojtur Shqipërinë. Ne ishim aty në vitin 1991 kur erdhi demokracia.

Ne kemi tre faza, reagim, rindërtim dhe minimalizim i rrisqeve. Ne fillimisht dhamë një ndihmë të shpejtë prej 800 mijë dollarë. Qeveria e SHBA jep 3.9 milion dollar Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse për të shkuar për ata që kanë  shkuar më  shumë  nevojë  dhe në mënyrë  të  drejtë .

800 mijë dollar për monumentet e kulturës në Durrës, Tiranë dhe Prezë. Më pas do të japim edhe 600 mijë dollarë dhe për Kryqin e Kuq për qendra shëndetësore dhe emergjencat.”- tha Matthew Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb