Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i bëri thirrje Pakistanit që t’iu bashkohet vendeve të tjera në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se nuk mund të ketë dallim midis “terroristëve të mirë dhe të këqij”.

Kerry i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Indisë, Sushma Swaraj, në Nju Delhi.

“Ne të dy u pajtuam se vendet nuk duhet të zbatojnë standarde të dyfishta, si kategorizimi i terroristëve të mirë dhe të këqij, dhe nuk duhet të shërbejnë si streha të sigurta”, tha Kerry.

Duke përmendur rrjetin Hakani që operon në Afganistan dhe Lashkar-e-Taiban, i cili është fajësuar për sulme në Indi, Kerry kërkoi nga Pakistani që të mos mbrojë “asnjë grup”.

Kerry po ashtu tha se Islamabadi nuk duhet të ndjehet i izoluar nga bisedimet e planifikuara tripalëshe midis SHBA-së, Indisë dhe Afgansitanit, për muajin e ardhshëm në Nju Jork.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: