SHBA-Një 23 vjeçar nga Iowa për pak sa nuk humbi jetën nga një aksident i rëndë në një ndeshje futbolli. Chris Norton, dëmtoi shtyllën kurrizore, duke mbetur i paralizuar.

Mjekët i kishin thënë se mundësia e tij për të lëvizur sërish ishte vetëm 3 %. Chris është një student i shkëlqyer dhe ai vazhdoi studimet njësoj si bashkëmoshatarët e tij, pavarësisht pamundësisë për të ecur, edhe duke u diplomuar.

Teksa po merrte pjesë në ceremoninë e diplomimit, ai është ngritur nga karroca duke ju drejtuar përfaqësuesve të universitetit për të marrë diplomën. Momenti preku dhe përloti të gjithë të pranishmit në ceremoni. Ndjekim videon emocionuese. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb