Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Becin, pasi gjatë hetimit ndaj tij janë zbuluar probleme me pasurinë. Prokurori Beci kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Gjithashtu, në komisionin e Vettingut ka “ngecur” edhe gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri. Në vitin 2014, gjyqtarit Hasneziri iu refuzua viza nga ambasada amerikane në Tiranë.

Pikërisht kjo, por edhe problemet me pasurinë dhe pastërtinë e figurës sipas relatimit të KPK, kanë bërë që Komisioni i Vettingut të vendosë për shkarkimin e gjyqtarit Hasneziri, i cili ishte kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, ka arritur të kalojë me sukses Vettingun gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti. Kjo e fundit është kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb