Plani i Iranit për të kaluar kufijtë për pasurimin bërthamor  duhet të përgjigjet nga presioni ndërkombëtar në rritje, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Gareth Marquis.

“Planet e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit janë të mundshme vetëm pasi një marrëveshje e tmerrshme bërthamore i ka lënë të paprekur aftësitë e tyre”, shtoi ai. Sipas tij, presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se kurrë nuk do ta lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Irani paralajmëroi të hënën se në dhjetë ditët e ardhshme do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit, të cilat përcaktohen nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb