Akuzë e re për ngacmim seksual kundër Donald Trump. Këtë herë akuzat kanë të bëjnë me një episod të ndodhur 23 vite më parë.

Është ish modelja Amy Dorris, e cituar nga The Guardian, që në një intervistë thotë që marrë një puthje me ‘gjuhën deri në fyt’, nga presidenti aktual amerikan gjatë Us Open në 1997, teksa të dy ishin të ftuar në një kabinë vip.

Dorris, që sot jeton në Florida, pranon që atëherë është ndjerë ‘e neveritur dhe e dhunuar’. ‘Më futi gjuhën në gojë dhe unë e shtyva menjëherë’, por ai vazhdoi ‘duke më shtrënguar gjithmonë e më shumë, duke zgjatur duart e tij, duke më prekur në të pasmet, në gjoks, në shpinë, kudo’, thuhet në intervistën e gruas.

Akuzat, të cilat Trump i përgënjeshtron nëpërmjet avokatit të tij-raporton The Guardian-janë mohuar kategorikisht, duke sqaruar që nuk e ka ngacmuar kurrë seksualisht ish modelen, apo të ketë bërë sjellje të padenja me të.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb